Vodhi një telefon në një restorant në Prizren, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta identifikuar të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prizren, rreth orës 01:40 në restorantin “Korabi”, ka vjedhur një telefon të vlerës 450 euro. Në video regjistrim shihet i dyshuari duke e marrë telefonin nga banaku dhe duke e futur në xhepin e majtë të pantallonave dhe më pas paguan dhe largohet. Policia ka njoftuar…

Lajme

10/03/2025 12:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prizren, rreth orës 01:40 në restorantin “Korabi”, ka vjedhur një telefon të vlerës 450 euro.

Në video regjistrim shihet i dyshuari duke e marrë telefonin nga banaku dhe duke e futur në xhepin e majtë të pantallonave dhe më pas paguan dhe largohet.

Policia ka njoftuar se nga video-regjistrimet, shihet i dyshuari por deri më tani nuk është identifikuar, shkruan lajmi.net.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 
Njoftimi i Policisë së Kosovës: