Vodhi në një shtëpi në Pejë mbi 100 mijë euro në prill të këtij viti – Prokuroria ngre aktakuzë
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, B.B, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B, me datë 21 prill 2025, në Pejë, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm pasi pronari gjendej për pushime jashtë vendit, se…

Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, B.B, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B, me datë 21 prill 2025, në Pejë, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm pasi pronari gjendej për pushime jashtë vendit, se bashku me familjen e tij, i pandehuri duke përdorur forcën hap dritaren e dhomës se fjetjes në katin e dytë të shtëpisë, hynë brenda dhe merr sasi te arit në vlerë rreth 30.000 (tridhjetëmijë) euro, para te gatshme rreth 7.000 (shtatëmijë) euro, si dhe orë te markave të ndryshme në vlerë rreth 87.000 (tetëdhjetë e shtatëmijë euro), me pas largohet nga vendi ngjarjes pa e vërejtur askush, ashtu që gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës me datë 21 prill 2025, në shtëpinë e të pandehurit gjen orët e markave të ndryshme të cilat i përkisnin të dëmtuarit dhe familjarëve të tij.
Prokuroria ka thënë se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.