Vlora Dumoshi: Vetëvendosje do të demaskohet ende pa i kaluar 100 ditë në qeverisje
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka thënë se alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’iu lëmë pak kohë që ta shohim pazotësinë e tyre në tërësi.

Lajme
Dumoshi rëndit disa nga dështimet e para të kësaj Qeveria shumë pak kohë pas marrjes së pushtetit.
Ajo tutje shton se LVV-ja do të demaskohet ende pa i bërë 100 ditë qeverisje.
“1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri.
2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit.
3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne siperfaqe” shkruan Dumoshi në Facebook.
Postimi i plotë:
Nje konstatim ne vend te kritikes.
Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju leme pak kohe qe ta shohim pazotesine e tyre ne teresi.
Mirepo, trendi sapo ka filluar:
1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri.
2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit.
3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne siperfaqe.
Standardet e dyfishta dhe konfuzioni qe ju ka kapluar ende pa i arritur 100 dite qeverisje druaj se do t’ju demaskoje shume para kohes.