Vlora Çitaku reagon për sulmin tragjik në Austri: Dhimbje e thellë për jetët e humbura, ngushëllimet më të sinqerta

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur dhimbjen e thellë pas sulmit tragjik që ndodhi sot në një shkollë në Garaz të Austrisë, ku mbetën të vrarë disa persona, përfshirë edhe një vajzë të mitur nga Kosova. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku u shpreh e tronditur nga ngjarja dhe u solidarizua me familjet e…

Lajme

10/06/2025 19:46

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur dhimbjen e thellë pas sulmit tragjik që ndodhi sot në një shkollë në Garaz të Austrisë, ku mbetën të vrarë disa persona, përfshirë edhe një vajzë të mitur nga Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku u shpreh e tronditur nga ngjarja dhe u solidarizua me familjet e viktimave.

“Dhimbje e thellë për jetët e humbura në sulmin tragjik sot në një shkollë në Garaz të Austrisë, mes tyre edhe një vajzë e mitur nga Kosova. Në këto çaste të rënda, mendimet dhe zemrat tona janë me familjarët e viktimave. Ngushëllimet më të sinqerta!”, shkroi Çitaku.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet austriake janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij sulmi të rëndë.