Vlora Çitaku: Ndërrimi i vendvotimeve shqetësues, por pjesëmarrja po rritet dhe entuziazmi është i madh

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mbajtur një konferencë për media ku u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të dalin dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë themelore. Çitaku ka ngritur shqetësimin për raste të shumta të ndërrimit të vendvotimeve në disa komuna, duke e cilësuar këtë si një çështje…

Lajme

12/10/2025 15:27

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mbajtur një konferencë për media ku u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të dalin dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë themelore.

Çitaku ka ngritur shqetësimin për raste të shumta të ndërrimit të vendvotimeve në disa komuna, duke e cilësuar këtë si një çështje që duhet të trajtohet seriozisht nga KQZ, raporton lajmi.net

“Shqetësim që na vjen në mënyrë të përsëritur, është ndërrimi i vendvotimeve në disa komuna, mirëpo kjo nuk vlen vetëm për votuesit tanë, po duhet të jetë një shqetësim më i madh që duhet të adresohet nga KQZ-ja”, tha ajo.

Megjithatë, Çitaku vlerësoi pozitivisht rrjedhën e deritanishme të procesit zgjedhor, duke theksuar se pjesëmarrja është në rritje dhe qytetarët po tregojnë entuziazëm dhe vetëdije të lartë për rëndësinë e votës.

“Mirëpo përtej kësaj, lajmet tjera që marrin janë tejet pozitive, pjesëmarrja është në rritje, entuziazmi i qytetarëve është i dukshëm. Në shumë komuna, veçanërisht aty ku Partia Demokratike e Kosovës garon me kandidatë të fortë dhe ekipe të përkushtuara, vërehet një frymë dhe mbështetja dhe besimi. Qytetarët e Kosovës po e dëshmojnë që janë të vetdijshëm, për rëndësinë e votës”, u shpreh Çitaku./Lajmi.net/