Vlora Çitaku: Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët rregulloren, Vetëvendosja e ka uzurpuar Kuvendin

Vazhdimi i seancës konsitutive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre që në minutat e para të saj. Pas kërkesës së kryesuesit, Avni Dehari për propozimin e emrit të kryeparlamentarit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi shtyerjen e seancës për të mos u përsëritur dështimi i këtij procesi, transmeton lajmi.net. Konjufca kërkoi nga partitë e tjera marrëveshje…

Lajme

21/04/2025 16:16

Vazhdimi i seancës konsitutive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre që në minutat e para të saj.

Pas kërkesës së kryesuesit, Avni Dehari për propozimin e emrit të kryeparlamentarit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi shtyerjen e seancës për të mos u përsëritur dështimi i këtij procesi, transmeton lajmi.net.

Konjufca kërkoi nga partitë e tjera marrëveshje politike për daljen nga kjo situatë politike.

Ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Kosovës e ka komentuar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes Facebook tha se kryesuesi i seancës e ka shkelur “me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit”.

“VV e ka uzurpuar Kuvendin.Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit. Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim. Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër.Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare”, ka shkruar ajo.