Vlerësimet e futbollistëve: Real Madrid – Espanyol

Real Madrid e përfundoi sezonin në La Ligë me fitore 3:1 ndaj Espanyolit në Santiago Bernabeu, pa ndihmën e Cristiano Ronaldos i cili u lëndua para fillimit të sfidës. Si u vlerësuan futbollistët?

Sport

17/05/2014 19:48

Real Madrid i dha fund edicionit të sivjetmë të La Ligës me fitore 3:1 në Santiago Bernabeu kundër Espanyolit.

Dueli nisi keq për Los Blancos pas lëndimit të Cristiano Ronaldos në ngrohje, por përfundoi mirë pasi një gol nga Gareth Bale dhe dy të tjerë nga rezervisti Alvaro Morata, ia siguruan fitoren.

Kush luajti më mirë e kush më keq? Lexoni vlerësimet.

Real Madrid: Casillas 6; Carvajal 7, Ramos 7, Varane 7, Marcelo 6; Illarramendi 6, Khedira 6, Di María 7 (futbollisti i ndeshjes); Bale 7, Isco 6, Benzema 6.

Espanyol: Casilla 7; Javi López 6, Colotto 6, Moreno 6, Fuentes 5; Víctor Sánchez 5, Abraham 5, David López 6; Stuani 5 (futbollisti më i dobët), Simao 6, Sergio Garcia 6.