Vlerësimet e futbollistëve: Man City – Liverpool

Manchester City ia përkujtoi Liverpoolit pse është kampion i Premierligës duke e mposhtur me rezultat 3:1 në Etihad Stadium. Por, si u vlerësuan futbollistët për paraqitjen e tyre?

Sport

26/08/2014 00:13

Manchester City pa shumë telashe e mposhti Liverpoolin në Etihad Stadium me rezultat 3:1.

Stevan Jovetic shënoi dy gola kurse Sergio Aguero shtoi një tjetër për vendasit, duke e bërë të parëndësishëm shënimin e përforcimit të ri të Liverpoolit, Rickie Lambert.

Por, kush luajti më mirë e kush më keq? Na tregojnë vlerësimet.

Man City: Hart 6, Zabaleta 7, Kompany 5, Demichelis 5, Clichy 5, Fernando 7, Yaya Toure 3, Nasri 7, Silva 7, Jovetic 8 (futbollisti i ndeshjes), Dzeko 6.

Liverpool: Mignolet 4, Johnson 5, Moreno 2 (futbollisti më i dobët), Skrtel 5, Lovren 4, Gerrard 4, Henderson 5, Allen 5, Coutinho 5, Sterling 5, Sturridge 8.