Vlerësimet e bllokut, të ngutshme

Paralajmërimet e koalicionit paszgjedhor, të cilat vijnë sidomos nga taborri i AAK-së, për bojkotimin e zgjedhjeve të parakohshme si një nga opsionet për dalje nga kriza politike, për analistët politikë shihen si të ngutshme.

Lajme

26/09/2014 09:46

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme edhe ashtu shihet si mision i pamundur nëse nuk miratohet vendimi edhe nga koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, shkruan Tribuna.

Për shkuarje në zgjedhje do të nevojitet jo vetëm një vendim i presidentes, por edhe një miratim në Kuvend për një kryetar konsensual me çka Kuvendi do të shpallej i konstituuar e më pas do të mund të fillohej edhe procedura e shpërndarjes me dy të tretat e votave.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mendon se në situatën dhe rrethanat aktuale nuk ka asnjë mundësi kushtetuese që të shkohet në zgjedhje.

“Kjo nuk mund të bëhet pa kërkesën dhe miratimin prej dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kështu që as PDK dhe as Presidentja nuk mund të imponojnë zgjedhje pa mbështetjen e koalicionit LAN dhe VV”, ka thënë Korenica.