Vlerat e jashtëzakonshme të Brokolit
Brokoli është njëra prej perimeve më të dobishme për trupin e njeriut. Ai bën pjesë në familjen e Cruciferous, që përfshin ndër të tjera lakrat, lakrishtet, rrikën, rrepkën etj. Sa u përket dobive, brokoli është një aleat i sistemit respirator, sistemit imunitar, sistemit të qarkullimit të gjakut, zorrëve, qarkullimit limfatik, sytë dhe kockave. Perimet brokoli…
Lifestyle
Brokoli është njëra prej perimeve më të dobishme për trupin e njeriut.
Ai bën pjesë në familjen e Cruciferous, që përfshin ndër të tjera lakrat, lakrishtet, rrikën, rrepkën etj.
Sa u përket dobive, brokoli është një aleat i sistemit respirator, sistemit imunitar, sistemit të qarkullimit të gjakut, zorrëve, qarkullimit limfatik, sytë dhe kockave.
Perimet brokoli janë të pasura me minerale të ndryshme si kalciumi, hekuri, fosfori dhe kaliumi.
I përmban edhe vitaminat C, B1 e B2, ndihmon në problemet me kapsllëk, por edhe parandalon një sërë sëmundjesh, duke përfshirë edhe ato të zemrës.
Po ashtu, ai posedon Sulforafan, një substancë që e parandalon rritjen e qelizave kancerogjene dhe procesin e ndarjes qelizore, që rezulton me apoptozën (vdekjen e qelizave).
Gjithashtu, ushtron një efekt mbrojtës kundër tumorit në zorrë, mushkëri dhe në gji. Ai ndihmon edhe në eliminimin e mbeturinave dhe baktereve të rrezikshme në trup.
Brokoli është një ushqim i çmueshëm, me virtyte të jashtëzakonshme shëruese. Preferohet ta përdorni sa më shpesh që mundeni.