Të Infektuar: 103.480

Të Shëruar: 90.328

Të Vdekur: 2.118

Vlera e kapitalit të kriptovalutave arrin në 2,000,000,000,000 dollarë

14:11 | 6 Prill 2021

Vlera e tregut të kriptovalutave për herë të parë ka arritur në 2 trilionë dollarë, pas rritjes së monedhës së dytë më të madhe Ethereum.

Sipas CoinMarketCap, në më pak se dy muaj, ky kapital është dyfishuar, deri sa investitorët në kriptovaluta po rriten.

Aktualisht, Bitcoin përbën mbi 50 për qind të të gjithë kapitalit të tregut të kriptovalutave, ku brenda një viti është rritur me 100 për qind të vlerës.

Muajin e kaluar, kjo kriptovalutë arriti një rekord të lartë mbi 61 mijë dollarë, ndërsa aktualisht po tregtohet me mbi 58 mijë dollarë.

Ditë më parë, banka Goldman Sachs njofton se do të ofrojë Bitcoinin si mjet pagese për klientët e saj.