Vladimir Putin bën ‘selfie’ me modelen më të bukur në Rusi, por nuk duket i kënaqur (FOTO)
Fotografinë e ka shpërndarë në Instagram modelja e bukur e cila kishte qenë e mbushur me lumturi kur e kishte takuar presidentin Rus.

ShowBiz
Finalistja e Miss Rusia kishte mbetur e shtangur kur e ka bërë selfien e ëndrrave të saj, me Vladimir Putin.
Por fatkeqësisht, presidenti Rus nuk duket aq i kënaqur në këtë foto, e cila ishte shpërndarë në rrjetin social Instagram të modeles së bukur, transmeton lajmi.net.
Modelja 21 vjeçare e cila e kishte shpërndarë fotografinë në Instagram-in e saj, e kishte përshkruar me një titull: “Shoku im i ngushtë, Vladimir Putin”
Ajo deklaron se pasi që i kishte kërkuar presidentit të bënte selfie me të dhe ai kishte pranuar, kjo kishte filluar të ndihet nervoze dhe se duart e saj kishin filluar të dridheshin.
“Unë mendova se do të më bjerë telefoni në tokë”, ka deklaruar ajo. /Lajmi.net