Vjosa Osmani “shantazhon” KQZ-në, e paralajmëron se do ndërmarrë masa

Vjosa Osmani, që është ushtruese e detyrës së presidentit iu adresua sonte opinionit ku foli për zhvillimet e djeshme në KQZ.

Lajme

23/01/2021 18:27

Osmani që është pjesë e listës së VV-së për deputetë  nuk e tha asnjë fjalë për linçimet që iu bënë Valdete Dakës nga eksponentë brenda VV-së, shkruan lajmi.net.

Madje në rrymën e këtyre linçimeve, ajo shfrytëzoi edhe pozitën e saj duke “kërcënuar” me veprime

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshm ku abuzohet me KQZ-në për agjendat partiake, do të detyrohem të marrë të gjitha masat siç më detyron Kushtetuta e vendit”, ka thënë Osmani.

Shkaku që Osmani është pikërisht pjesë e listës së Vetëvendosjes nga edhe erdhën këto linçime, duket se ka bërë që ajo të mos reagojë, ani pse në të kaluarën ishte e zëshme për rastet ku cënohej integriteti i grave. /Lajmi.net/