Vjosa Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës së Studimes
Presidentja Vjosa Osmani përkujtoi 26-vjetorin e masakrës së Studimes. Presidenca bën të ditur se Osmani ka thënë se plagët e masakrës së Studimesnuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë e do të përcillet brez pas brezi “Në 26-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, kujtojmë me…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani përkujtoi 26-vjetorin e masakrës së Studimes.
Presidenca bën të ditur se Osmani ka thënë se plagët e masakrës së Studimesnuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë e do të përcillet brez pas brezi
“Në 26-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, kujtojmë me respekt 116 gra, fëmijë, e të moshuar – të vrarë brenda dy orësh nga regjimi gjenocidal serb, vetëm pse ishin shqiptarë”.
“Plagët e asaj dite të kobshme nuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë e do të përcillet brez pas brezi”.
“Kujtesa për ta është obligim, drejtësia është qëllimi ynë, ndërsa martirët janë testament i përjetshëm i lirisë sonë. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Studimes!”, thuhet në njoftimin e presidencës.