Vjosa Osmani merr pjesë në varimin e Papa Françeskut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut. Osmani do të jetë në mesin e shumë liderëve të botës të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë mortore. Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina. “Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore…

Lajme

22/04/2025 13:58

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.

Osmani do të jetë në mesin e shumë liderëve të botës të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë mortore.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, deklaroi Kupina.

Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill, në Bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Romë.

Ceremonia e varrimit pritet të nis nga ora 10:00. Ai vdiq dje në moshën 88-vjeçare pas një sulmi në tru dhe problemeve me zemrën./Lajmi.net/