Vjosa Osmani i bashkohet “Marshit për Drejtësi”, ecën përkrah djalit të Thaçit e Bedri Hamzës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit “Drejtësi, jo politikë”, që po mbahet sot në kryeqytet. Osmani është parë në mesin e pjesëmarrësve, përkrah Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Osmani ka përshëndetur me këtë rast kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, Shefin e Grupit Parlamentar…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar marshit “Drejtësi, jo politikë”, që po mbahet sot në kryeqytet.
Osmani është parë në mesin e pjesëmarrësve, përkrah Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Osmani ka përshëndetur me këtë rast kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, Shefin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Në marsh janë bashkuar mijëra qytetarë, të cilët po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime si “Historia nuk mund të rishkruhet” dhe “Liri në emër të popullit”.
Një numër i madh njerëzish janë mbledhur në sheshet e Prishtinës. Edhe pse grumbullimi është përqendruar në sheshin “Skënderbeu”, turma shtrihet përtej hapësirës së paraparë dhe fundi i saj vështirë se mund të dallohet. Atmosfera po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët pritet të mbajnë fjalimet e tyre në vazhdim. /Lajmi.net/



