Vjosa Osmani fton popullin: T’i japim edhe një shtytje të fortë bashkimit

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka ftuar qyetetarët në tubimin përmbyllës, sonte nga ora 20:00, në sheshin Skenderbeu. Këto ditë në fushatë, Osmani tha se kanë parë bashkimin, që do t’i japë Kosovës mundësi të për zhvillim e integrim. “E ndjejmë edhe ne që të gjithë jeni bashkuar, për t’i dhënë vendit tonë…

Lajme

05/06/2026 11:14

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka ftuar qyetetarët në tubimin përmbyllës, sonte nga ora 20:00, në sheshin Skenderbeu.

Këto ditë në fushatë, Osmani tha se kanë parë bashkimin, që do t’i japë Kosovës mundësi të për zhvillim e integrim.

“E ndjejmë edhe ne që të gjithë jeni bashkuar, për t’i dhënë vendit tonë edhe një mundësi më shumë për t’u zhvilluar, për t’u integruar, për t’i larguar bllokadat e krizat e pafundme politike edhe për t’u bashkuar rreth vlerave njerëzore që na kanë mbajtur gjithmonë bashkë si komb e popull. Prandaj, le t’i japim edhe një shtytje të fortë këtij bashkimi. Ju ftojmë që në orën 20:00 në Sheshin Skenderbeu, të na bashkoheni të gjithë në tubimin tonë të madh për ta përmbyllur këtë rrugëtim, që na ka dhënë të gjithëve aq shumë shpresë e aq shumë motiv.”