Vjosa Osmani: Forca e Sigurisë së Kosovës rritet, e ardhmja jonë forcohet!

Sot janë betuar 344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të gjeneratës së parë për vitin 2025. Ceremonia e certifikimit u mbajt të premten në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, aty ku përveç familjarëve, morën pjesë edhe krerët shtetërorë, transmeton lajmi.net. Presidentja, Vjosa Osmani përmes Facebook u shpreh se me rritjen…

Lajme

28/03/2025 12:45

Sot janë betuar 344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të gjeneratës së parë për vitin 2025.

Ceremonia e certifikimit u mbajt të premten në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, aty ku përveç familjarëve, morën pjesë edhe krerët shtetërorë, transmeton lajmi.net.

Presidentja, Vjosa Osmani përmes Facebook u shpreh se me rritjen e FSK-së forcohet e ardhmja e vendit.

“344 ushtarë të rinj, 344 betime për atdheun – Forca e Sigurisë së Kosovës rritet, e ardhmja jonë forcohet!”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/