Vjosa Osmani e then heshtjen, flet për listën dhe numrin 81 (Video)

Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë e bindur dhe e informuar drejtë nga z.Avdullah Hoti dhe zyrtarë të tjerë të partisë, lidhur me futjen time në listë për deputete nga LDK.

Lajme

23/05/2017 20:20

“Pa u përpiluat lista, s’kam mundur të flas me siguri të plotë, se pse politika kosovare nganjëherë është e paparashikueshme”, ka thënë Osmani.

Sa i përket numrit të saj në listë, Osmani thotë se është e parëndësishme kjo gjë.

“Numri 81 nuk ka rëndësi, sepse qytetarët janë ata që tregojnë vlerësimin për secilin kandidat”, është shprehur Osmani në Rrokum Roll.

Ajo thotë se nuk brengoset për renditje të tilla, por shpreson që e ka përçuar zërin e qytetarëve gjatë mandatit të kaluar.

Më tej, Osmani thotë se, qytetarët e Kosovës e kanë në dorë të vlerësojnë gjeneratën e re dhe të mesme në LDK.

“Qytetarët munden të tregojnë se çka saktësisht duan prej LDK-së”, thotë ajo. /Lajmi.net/

YouTube player