Vjosa Osmani dekreton Guvernatorin e ri të BQK-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës. Guvernator i ri i BQK-së do të jetë Ahmet Ismajli. Mandati i tij do të jetë pesëvjeçar. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani. Ismajli u zgjodh në seancën “grushteve”, ku…

Lajme

09/08/2023 13:29

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës.

Guvernator i ri i BQK-së do të jetë Ahmet Ismajli.

Mandati i tij do të jetë pesëvjeçar.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

Ismajli u zgjodh në seancën “grushteve”, ku deputetë të pozitës e opozitës u përplasen fizikisht mes vete.

Zgjedhja e tij e tij është bërë pas propozimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.