Vjosa Osmani: Betohemi para varreve të Jasharëve se do mbrojmë çdo cep të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar festën e 28 Nëntorit nga Prekazi, meqë rast ka thënë se kjo festë është simbiozë e datave historike për kombin shqiptarë. Osmani është shprehur se kjo datë është historike për kombin shqiptarë. “Ju uroj gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin kjo festë e cila është simbiozë e disa datave historike…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar festën e 28 Nëntorit nga Prekazi, meqë rast ka thënë se kjo festë është simbiozë e datave historike për kombin shqiptarë.
Osmani është shprehur se kjo datë është historike për kombin shqiptarë.
“Ju uroj gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin kjo festë e cila është simbiozë e disa datave historike për kombin tonë, natyrisht shpallja e pavarësisë së Shqipërisë njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Osmani ka thënë se kjo datë e sjell në Prekaz për t’u betuar para Adem Jasharit dhe familjes së tij se do të mbrohet territori i Kosovës në mënyrë të pa kompromis.
“Është kjo datë që na sjell këtu në Prekaz edhe njëherë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari por për tu betuar edhe njëherë para varreve të tyre prej vendit ku ata prehen përjetësisht që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të Republikës tonë do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë gjithandej ti kenë të drejtat dhe liritë e tyre edhe njëherë respekt i përjetshëm komandantit legjendar Adem Jashari”, ka thënë Osmani./Lajmi.net/