Vjenë, 18 të arrestuar për drogë nga “La Familia”

Policia austriake në Vjenë ka zbuluar një bandë familjare të narkodilerëve, e quajtur “La Familia”, dhe ka arrestuar 18 persona, anëtarë të klanit, shpërndarës dhe shfrytëzues të drogës.

Lajme

03/03/2015 20:21

Gjatë kontrollimit të banesave, policia ka gjetur 28 mijë euro dhe drogë, armë dhe 350 rrënjë kanabis.

Kryesori i grupit është një 43 vjeçar, shumë i zoti në punën e tij, sepse edhe fëmijët e vet i ka përfshirë në shitje të kokainës, ka njoftuar policia austriake.

Që nga vera klani drogës ka shitur në muaj drogë në vlerë deri 56 mijë euro, transmeton KosovaPress.

Babai, njerka, dy djemtë binjakë 19 vjeç, vajza 22 vjeçe, dy rejat, 32 dhe 37 vjeçe,  si dhe i dashuri i vajzës janë akterët kryesorë të narko bandës.