Vjen reagimi i Ministrisë së Kulturës pasi në këtë ambient humbi jetën Burbuqe Berisha

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha.

ShowBiz

27/10/2021 14:47

Me këtë rast, MKRS ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha.

Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.

Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.