Vjen edhe reagimi i Gërvallës për Mlladiqin: Vendimi ndaj tij është edhe verdikt kundër nacionalizmit
Për verdiktin e Gjykatës ndaj kriminelit Ratko Mlladiq ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Lajme
Kjo e fundit ka thënë se vendimi i Apelit është një verdikt edhe kundër nacionalizmit, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, nacionalizmi agresiv është rreziku më i madh për paqen në Ballkan.
“Verdikti final kundër Mlladiqit për agresionin dhe krimet e luftës së Serbisë është një verdikt kundër nacionalizmit gjithashtu. Me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, dhe ne do të qëndrojmë kundër nacionalizmit agresiv që paraqet rrezikun më të madh ndaj paqes në Ballkan”, ka shkruajtur ministrja Gërvalla. /Lajmi.net/
Inconvenient truth: The final verdict against #Mladic for #genocide and #warcrimes by Serb aggression is a verdict against #nationalism, too. With support of ?? and ?? we will push back against aggressive nationalism which still poses the biggest threat to peace in the Balkans.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 8, 2021