Vjen edhe kënga nga Samanta Karavello dhe Onati i TDS

Projekti tjetër i labelit Babastars, bashkëpunimi i Onatit me këngëtaren nga Shqipëria, Samanta Karavello, ka titullin ‘Ti se din se’.

ShowBiz

23/07/2014 23:33

Këngën ‘Ti se din se’ e sjellin dyshja Onati dhe Samanta. Muzika është punuar nga bashkëpunëtorët e Babastars, Kico & Torch ndërsa tekstin e kanë shkruar Onati dhe Ronela Hajati, e cila e ka bërë edhe melodinë e këngës.

Në videoklip shohim Samantën me shumë stil dhe të nxehtë. Videoklipi nuk ka ndonjë fabul por është mjaft veror, i punuar nga Entermedia.

Ky është njëri nga bashkëpunimet e radhës nga Babastars, pas sukseseve ë Ronelës me Agoni dhe Getit me Tunën, ndërsa i radhës dë të jetë ai mes Besa Kokëdhima dhe Dr Mic.