Vjehrri tentoi t’ia marrë me forcë vajzën nënës në Vushtrri për t’u përkujdesur, policia ndërhynë

Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka tentuar që me forcë ta marrë mbesën e tij nga nëna e saj për t’u përkujdesur, përkundër që ka kundërshtuar edhe fëmija edhe nëna. Viktima e ka lajmëruar Policinë dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje. Të njëjtit policia i ka gjetur në shtëpi…

Lajme

28/06/2025 09:47

Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se ka tentuar që me forcë ta marrë mbesën e tij nga nëna e saj për t’u përkujdesur, përkundër që ka kundërshtuar edhe fëmija edhe nëna.

Viktima e ka lajmëruar Policinë dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Të njëjtit policia i ka gjetur në shtëpi edhe armë pa leje. “Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës. Po ashtu gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.