Vjehrri dhe kunata rrahin nusen në Ferizaj pas një mosmarrëveshje për pronësinë e një veture
Një rast i “lëndimit të lehtë trupor” është raportuar dje në stacionin policor të Ferizajt. Siç është raportuar në Polici, vjehrri 62 vjeçar dhe vajza e tij 20 vjeçare, kanë rrahur nusen e tyre 32 vjeçare, pas një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një veture. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi i janë shkaktuar lëndime…

Lajme
Një rast i “lëndimit të lehtë trupor” është raportuar dje në stacionin policor të Ferizajt.
Siç është raportuar në Polici, vjehrri 62 vjeçar dhe vajza e tij 20 vjeçare, kanë rrahur nusen e tyre 32 vjeçare, pas një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një veture.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Njësiti i hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pushkë automatike me dy karikatorë. Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është iniciuar rast për veprat penale:
– “Lëndimi i lehtë trupor”
– “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/