Vjedhje në stadiumin ‘Riza Lushta’, Trepça ’89 kërkon ndihmë nga Policia e Kosovës
Trepça ’89 po përballet me një situatë aspak të mirë. Ata me anë të një njoftimi kanë treguar që i janë grabitur gjësende me vlerë në ‘Riza Lushta’, teksa gjithashtu thanë që është hera e tretë brenda katër ditëve që u thyhet stadiumi. Këto sjellje janë skandaloze dhe mitrovicasit kërkojnë nga Policia e Kosovës që…
Sport
Trepça ’89 po përballet me një situatë aspak të mirë.
Ata me anë të një njoftimi kanë treguar që i janë grabitur gjësende me vlerë në ‘Riza Lushta’, teksa gjithashtu thanë që është hera e tretë brenda katër ditëve që u thyhet stadiumi.
Këto sjellje janë skandaloze dhe mitrovicasit kërkojnë nga Policia e Kosovës që të ndërmerren masa.
Më poshtë e gjeni reagimin pa ndërhyrje të Trepçës ’89:
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot është hera e tretë brenda katër ditëve që persona të pandërgjegjshëm — kanë thyer hyrjet e Stadiumit dhe kanë grabitur gjësende të vlefshme të Klubit (Pajisje elektronike të ndryshme, makineri për rregullimin e fushës etj..)
E TURPSHME
Këto raste janë të paarsyshme dhe sidomos në një Klub sportiv.
Kjo është edhe për arsye të kushteve shumë të dobëta të Stadiumit “Riza Lushta” ku vrimat për të hyrë në Stadium janë të panumërta.
I bëjmë thirrje Policis së Kosovës që të mirren sa më seriozishtë dhe ti ndalojnë këto raste.
TURP
Zyra për Informim
04.02.2023”./Lajmi.net/