Vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për një vjedhje në Rrugën “Shkupi”, Prishtinë. Pak ditë para fund vitit, me datë 27.12.2023 rreth orës 17 ka ndodhur një vjedhje në një market të Prishtinës, shkruan lajmi.net. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar, i cili kishte vjedhur produkte…

Lajme

15/01/2024 09:43

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për një vjedhje në Rrugën “Shkupi”, Prishtinë.

Pak ditë para fund vitit, me datë 27.12.2023 rreth orës 17 ka ndodhur një vjedhje në një market të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar, i cili kishte vjedhur produkte ushqimore në market. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE- Rr. Shkupi, Prishtinë 27.12.2023-17:30. Lidhur me rastin  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në një market ka vjedhur gjëra ushqimore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Lajmi.net/