Vjedhje në Lubizhdë të Prizrenit, qytetarit i merren para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një qytetar është bërë viktimë e grabitjes nga persona ende të panjohur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje më 17 dhjetor 2025 rreth orës 17:30, persona të dyshuar të panjohur nga një veturë i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari…

Lajme

18/12/2025 10:28

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një qytetar është bërë viktimë e grabitjes nga persona ende të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje më 17 dhjetor 2025 rreth orës 17:30, persona të dyshuar të panjohur nga një veturë i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari viktimës, mashkull kosovar.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Lubizhdë, Prizren / 17.12.2025 – 17:30. Është raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti nën hetime.