Vjedhje e rëndë në veri të Mitrovicës, hajnat i morën para, stoli ari dhe tri çanta krahu

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në “lagjen e doktorëve” në veri të Mitrovicës, mbrëmë në periudhën kohore 18:15 deri në 23:20. Viktima ka raportuar në Polici se një person apo më shumë duke përdorur forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu. Njësitë relevante policore…

Lajme

14/07/2025 09:26

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në “lagjen e doktorëve” në veri të Mitrovicës, mbrëmë në periudhën kohore 18:15 deri në 23:20.

Viktima ka raportuar në Polici se një person apo më shumë duke përdorur forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu.

Njësitë relevante policore po e hetojnë rastin.

“Lagjja e doktorëve, Mitrovicë Veri / 13.07.2025 – 18:15-23:20.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/