Vjedhje e rëndë në Prizren, arrestohet i dyshuari

Njësitet policore të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje në fshatin Lutogllavë të Prizrenit. Rasti në polici është raportuar gjatë ditës së djeshme dhe cilësohet si vjedhje e rëndë. Personi i dyshuar ka depërtuar në objektin e shkollës dhe ka vjedhur pajisje elektronike që janë pronë e shkollës, shkruan…

Lajme

02/07/2024 11:49

Njësitet policore të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.

Rasti në polici është raportuar gjatë ditës së djeshme dhe cilësohet si vjedhje e rëndë.

Personi i dyshuar ka depërtuar në objektin e shkollës dhe ka vjedhur pajisje elektronike që janë pronë e shkollës, shkruan lajmi.net.

Njësitet policore së bashku me hetuesit e Sektorit të Hetimeve kanë dalë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin I cili pas intervistimit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Pas intervistimit nga policia i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë./lajmi.net