Vjedhje e rëndë në një lokal në Prishtinë, një i huaj i përfshirë në rast

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokal në Prishtinë, dje rreth orës 15:40 ka ndodhur një rast i vjedhjes. Në vendngjarje janë hasur dy shtetas të huaj të cilët janë intervistuar, ndërkaq njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë i përfshirë në vjedhje. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 19.10.2025, 15:40. Është…

Lajme

20/10/2025 09:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokal në Prishtinë, dje rreth orës 15:40 ka ndodhur një rast i vjedhjes.

Në vendngjarje janë hasur dy shtetas të huaj të cilët janë intervistuar, ndërkaq njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë i përfshirë në vjedhje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 19.10.2025, 15:40. Është raportuar se në lokalin e ankuesit mashkull kosovar ka ndodhur një rast i vjedhjes. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy meshkuj shtetas të huaj të cilët janë intervistuar dhe lidhur me rastin njëri nga prej tyre që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vjedhje, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/