Vjedhje e rëndë në Leposaviq, hajnat marrin 14 mijë euro dhe 40 mijë dinarë – Arrestohen tre persona
Policia e Kosovës, ka njoftuar se më 20 gusht në Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë. Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari. Rasti kishte ndodhur në kohën kur në shtëpi nuk ndodhej askush.…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se më 20 gusht në Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë.
Sipas ankuesit, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari. Rasti kishte ndodhur në kohën kur në shtëpi nuk ndodhej askush.
“Pas pranimit të informacionit, rasti ka kaluar për trajtim dhe hetim tek Njësia Rajonale e Hetimeve Mitrovicë Veri. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, si dhe bashkëpunimit me qytetarët policia ka arritur që, brenda një kohe të shkurtër, të identifikojë katër persona të dyshuar në lidhje me rastin”, ka njoftuar Policia.
Prej tyre, tre persona janë arrestuar, ndërsa një person i dyshuar vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë realizuar kontrolle në adresat e banimit të personave të arrestuar:
– N.V. (2006), i arrestuar në fshatin Borovë, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur një fishek për pistoletë.
– N.L. (2007), i arrestuar në Leshak, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se janë para të përfituara nga rasti.
Të dy këta persona, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa personi i tretë i arrestuar, D.M. (2009), është liruar në procedurë të rregullt.
Bazuar në hetimet e zhvilluara edhe në rastet e tjera të raportuara të vjedhjeve, është vërejtur se raste të tilla ndodhin më së shpeshti në kohën kur pronarët nuk ndodhen në shtëpitë apo banesat e tyre dhe ato lihen pa mbikëqyrje.
“Andaj, Policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe kur largohen nga shtëpitë e tyre, të sigurohen që ato të jenë nën përkujdesjen e ndonjë familjari apo personi të besueshëm. Po ashtu, qytetarët këshillohen që, kur është e mundur, gjërat me vlerë të mos lihen në shtëpi pa mbikëqyrje. Policia mbetet e përkushtuar që personat që kryejnë vepra penale të arrestohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët ftohen të raportojnë në numrin 192”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: