Vjedhje e madhe në një shtëpi në Prishtinë, hajnat marrin para, ora dhe stoli ari

Në një shtëpi në rrugën “Hasan Ramadani” në Prishtinë raportohet se ka ndodhur një vjedhje. Sipas Policisë, në shtëpinë e ankuesit, hajnat kanë vjedhur shumë të madhe parash, orë të vlefshme dhe stoli ari. Derisa ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar. “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur një…

Lajme

15/11/2025 10:06

Në një shtëpi në rrugën “Hasan Ramadani” në Prishtinë raportohet se ka ndodhur një vjedhje.

Sipas Policisë, në shtëpinë e ankuesit, hajnat kanë vjedhur shumë të madhe parash, orë të vlefshme dhe stoli ari.

Derisa ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vjedhje nga persona të panjohur. Sipas viktimës kur është kryer vjedhja në shtëpi nuk ka qenë askush, nga aty janë vjedhur shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.