Vjedhja tek argjendaria në Prishtinë, Policia jep detaje

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në argjendarinë “Oxa Gold” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana. “Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve…

Lajme

19/01/2026 13:33

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në argjendarinë “Oxa Gold” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Pllana për lajmi.net. /Lajmi.net/