Vjedhësit e energjisë

Janë disa produkte ushqimore të cilat janë shumë të shijshme dhe të cilat preferohen pa masë nga njerëzit që të konsumohen, por ato marrin edhe shumë energji nga trupi pavarësisht që edhe e japin.

Lifestyle

23/05/2014 14:37

A e ndieni veten të lodhur dhe shumë dembel kohëve të fundit? Ndoshta po, nëse jeni duke konsumuar shumë ëmbëlsira, gjë e cila ndoshta nuk do ju ketë shkuar në mend se mund të ndikojë që ndiheni shumë të lodhur qoftë duke bërë lëvizje të pakta gjatë ditës.

Përdorimi i shumtë i ëmbëlsirave sipas disa studimeve është shkaku kryesor pse ne mund të ndihemi të lodhur.

Është e vërtetë se ato mund të ngrenë nivelin e energjisë por kjo vlen për një kohë të shkurtër, por kur niveli i sheqerit në gjak bie ne mund të ndihemi sikur nuk kemi fuqi as edhe të ngremë dorën.

E veç kësaj sheqeri kërkon sasi tjera të sheqerit, prandaj duke konsumuar kështu sasi të karbohidrateve në mënyrë të vazhdueshme ne jo vetëm se rrezikojmë vijën e trupit por mund të rrezikohemi edhe nga sëmundja e diabetit.