Vizitohen nga familjarët dy të arrestuarit në Kumanovë
Familjarët e disa nga të arrestuarve gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë, sot i kanë vizituar ata në burgun e Shutkës në Shkup.

Lajme
Kjo ka qenë vizita e parë e familjarëve që nga arrestimi i tyre të shtunën, më 9 maj.
Indeksonline ka qenë bashkë me familjarët e Mirsad Qerimit nga Prishtina dhe Lirim Krasniqit nga Shtimja.
Ata i kanë thënë Indeksonline se të afërmit e tyre janë mirë, por koha e vizitës ka qenë e shkurtë dhe gjithçka është bërë përmes një xhami ndarës me vrima.
Në ndërkohë ne do ju sjellim raportin e plotë nga kjo ngjarje përfshirë edhe video-incizime.