Vizita tek ujëvara e Mirushës u del “dreq e gjysmë” turistëve të huaj, u thyet vetura e u vidhet çanta

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Llapqevë të Malishevës. Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Amerikës Latine, kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë tek Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me…

Lajme

16/10/2024 09:51

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Llapqevë të Malishevës.

Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Amerikës Latine, kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë tek Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumente personale.

Rasti është nën hetime./Lajmi.net/