Vizita e Trendafilovas, Molliqaj: Ajo është Non Grata për Kosovën dhe qytetarët e saj
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është Non Grata për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pwrmes një postimi në rrjetin e tij nw Facebook, Molliqaj tujte thotë se me veteranët të cilët sot u mblodhën pranë hotelit ku pritej të mbante konferencë Trendafilova, u mlodhën për…

Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është Non Grata për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Pwrmes një postimi në rrjetin e tij nw Facebook, Molliqaj tujte thotë se me veteranët të cilët sot u mblodhën pranë hotelit ku pritej të mbante konferencë Trendafilova, u mlodhën për të treguar se drejtësia nuk ka nevojë për propagandë as për punë me imazhin.
Tutje, ai deklaron se anulimi i konferencës së saj është fitore në nivel fryme.
“Padrejtësia po ndodh, ne e dimë dhe e shohim. Por, nuk do të pranojmë kurrë ta përtypim si proces drejtësie. Për neve UÇK është kushti dhe mundësia për të pasur drejtësi. Prandaj: UÇK nuk mund të gjykohet”, shkruan Molliqaj.