Fustane tejet “dasmore”- këshilltaret e shumta të Osmanit dhe pamja e tyre në organizimin e mbrëmshëm në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar dje vizitën e parë shtetërore në Zvicër. Në takimin bilateral mes dy presidenteve, u diskutua për thellimin e partneritetit politik, ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të përbashkët. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se dy vendet ndajnë…

ShowBiz
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar dje vizitën e parë shtetërore në Zvicër.
Në takimin bilateral mes dy presidenteve, u diskutua për thellimin e partneritetit politik, ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të përbashkët. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta si: liria, demokracia dhe solidariteti.
E teksa ishin të ftuar në darkën shtetërore, ekipi e Presidentes Osmani duket se u përkujdesën më shumë se ajo, për tu dukur elegante.
Ekipi e saj i përbërë edhe nga këshilltarja Donika Kadaj-Bujupi, e cila më parë ishte deputete ishin përkujdesur që të dukeshin sa më bukur, e me fustane tejet “dasmore”.
Teksa ngjyra e zezë “mbizotëronte”, Presidentja e “theu”, këtë standard duke veshur një fustan të kuq e që dukej mjaft bukur.
Nuk dihet nëse përkushtimi i tepruar për “vëmendje” preku këshilltaret e Osmanit- por fustanet e tyre merrnin vëmendjen e të gjithëve, e që dallonin shumë nga ekipi i zviceraneve që kishin zgjedhur pak më shumë thjeshtësi. /Lajmi.net/