Vizita e Mark Rutte në Kosovë – Policia me masa të shtuara të sigurisë për nesër
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të jetë në Kosovë për një vizitë dyditore. Rutte do të jetë i pranishëm me datat 10 dhe 11 mars bashkë me një delegacion të NATO-s, transmeton lajmi.net. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kohë të caktuara në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi,…

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të jetë në Kosovë për një vizitë dyditore.
Rutte do të jetë i pranishëm me datat 10 dhe 11 mars bashkë me një delegacion të NATO-s, transmeton lajmi.net.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në kohë të caktuara në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi, teksa qytetarët do duhet të përdorin rrugë alternative.
“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, shkruhet në njoftim./Lajmi.net/