Vizer: Kosova është bërë fuqi e xhudos
Presidenti i Federatë Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka thënë se Kosova është shndërruar në një fuqi të këtij sporti. “Kosova me të vërtetë është bërë një fuqi e xhudos me kampionët dhe medalistët e saj olimpik!”, tha ai. Garat e xhudistëve kosovarë nga afër i përcjelli presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. “Me kënaqësi të…
Lajme
Presidenti i Federatë Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka thënë se Kosova është shndërruar në një fuqi të këtij sporti.
“Kosova me të vërtetë është bërë një fuqi e xhudos me kampionët dhe medalistët e saj olimpik!”, tha ai.
Garat e xhudistëve kosovarë nga afër i përcjelli presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Me kënaqësi të mirëpres SH.T. Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, e cila vizitoi xhudistët kosovarë në Lojërat Olimpike të Parisit”, theksoi ai.
Sot, Laura Fazliu arriti të ngjitet në podium të olimpiadës duke arritur që ta marrë medaljen e bronztë në LO “Paris 2024”.
Ajo arriti të triumfojë përballë kroates, Katarina Kristo.
23 vjeçarja medaljen e rrëmbeu qysh në pjesëmarrjen e parë të saj në Lojërat Olimpike.
Por, kjo nuk ishte e gjitha që dha Kosova në kryeqytetin francez.
Distria Krasniqi, u stolis me medaljen e argjendtë.
Glad to welcome HE Ms Vjosa Osmani-Sadriu, President of Kosovo, who visited to support Kosovo judoka at the Paris Olympics.
Kosovo has truly become a judo powerhouse with its Olympic champions and medalists! ?? #Judo #Kosovo #Olympics2024 #Paris2024 @VjosaOsmaniPRKS @Judo pic.twitter.com/97hHtKohSV
— Marius Vizer (@MariusVizer) July 30, 2024