Vitin e kaluar u shënuan 800 raste me kancer

Task Forca për Kontrollin e kancerit, gjatë ditës së ka mbajtur një tryezë mbi “Menaxhimin e Protokolleve në skanim dhe diagnostifikimin e kancerit cervikë”, ku është diskuara për metodat dhe mënyrën e qasjes se si duhet të trajtohet kanceri cervikal, duke e pasur parasysh që kanceri në përgjithësi ka shënuar rritje në nivelin global.

Lajme

23/01/2016 15:38

Në këtë tryezë këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Zejdush Tahiri, tha se në kuadër të reformës së sistemit shëndetësor prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë, janë sigurimet shëndetësore dhe që është duke u punuar në standardizimin e programit të specializimit.

“Prioriteti i parë për këtë vit është, sigurimet shëndetësore, mirëpo ndërkohë jemi duke punuar edhe në infrastrukturën ligjore e cila ka të bëjë si me standardizimin e programit të specializimin që është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e kuadrove më cilësore.

“Sipas shënimeve që i kemi në vitin e kaluar kanë qenë vetëm 800 veta që krahasuar me regjion është numër i vogël por kur krahasohet me popullatën shumë të re që e kemi, nuk është një dukuri që nuk duhet me na brengosë. Prandaj unë mendoj që roli juaj në edukimin shëndetësorë në masat parandaluese, në trajtimin efikas të pacientëve eventual ose pacientëve me kancer është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka thënë Tahiri.

Skender Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyra e Kosovës, tha se qëllimi i kësaj konference është mundësia e diskutimit mes profesionistëve për metodat, mënyrat dhe qasjen se si të trajtohet kanceri Cervikal.

“Ne e dimë që kanceri në përgjithësi por edhe ai cervical në vecabnti kemi rritje në nivelin global, lokal dhe në nivel shteteve, andaj edhe kjo tryezë ne urojmë që të shërbejë në drejtim të gjetjes së mënyrave më të mirë për t’iu qasur kësaj problematike”, ka treguar Syla.

Anëtare e bordit të Task Forcës për Kontrollin e Kancerit njëherit edhe profesoreshë në fakultetin e Mjekësisë,Suzana Manxhuka-Kërliu vlerësoi angazhimin e ekipit të Task Forcës, për organizimin e tryezave të tilla ku profesionistëve u mundësohet hapësira për të shkëmbyer përvojat e tyre.

Ajo tha se në dyzetë vitet e fundit në gjithë Botën ka rënë vdekshmëria e personave nga kanceri i qafës së mitrës, e kjo sipas Manxhuka-Kërliu ka ndodhur për shkak të bërjes së papatestit.

“Mundësia më e mirë e trajtimit është preventive quhet prevenca apo paqësore, apo primare që do të thotë skrenimi është mënyra më e mirë e parandalimit paqësor duke e bërë papatestet dhe duke i detektuar sëmundjet pre kanceroze, gjendje që i paraprinë kacerit të mitrës së qafës…në dyzetë vitet e fundit në gjithë botën ka rënë incidenca dhe vdekshmëria nga kanceri i qafës mitrës duke iu falënderuar papatestit”, tha ajo.

Në këtë tryezë u diskutua mbi sëmundjet malinje, mbi kancerin e qafës së mitrës dhe bazuar në kalendarin vjetor të vetëdijesimit të sëmundjeve malinje të dhënë nga shoqata e amerikane kundër kancerite cila organizohet çdo muaj.

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së gruas. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë.