Vitin e kaluar u sekuestrua 1 ton marihuanë në Sverkë të Pejës, sot Policia arreston edhe tre të dyshuar
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot janë arrestuar edhe tre persona për kultivimin e narkotikëve vitin e kaluar në Sverkë të Pejës. “Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot janë arrestuar edhe tre persona për kultivimin e narkotikëve vitin e kaluar në Sverkë të Pejës.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre (3) persona nën dyshimin për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.”
Vitin e kaluar ishin sekuestruar 3 mijë bimë narkotike dhe 1 ton marihuanë.
“Ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të komunës së Pejës.”
Tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Arrestimi i të dyshuarave është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre (3) persona e dyshuar janë ndaluar 48 orë dhe njëkohësisht janë sekuestruar dy (2) automjete, tre (3) telefona mobil dhe para kesh. Prokurori i shtetit brenda aftit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale.”
Për këtë rast ishin arrestur vitin e kaluar 8 persona.
“Lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në shtetin e Republikës se Shqipërisë edhe tetë (8) persona për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.”