Vitin e ardhshëm fillon instalimi i filtrave te “Kosova B”, Rizvanolli falënderon BE-në: Do të ulet emetimi i pluhurit deri në 35 herë dhe oksidet e azotit 4 herë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artan Rizvanolli ka shkruar në lidhje me instalimin e filtrave në Termocentralin “Kosova B”. Ajo ka thënë se kjo po bëhet pasi janë përmbushur të gjitha kushtet teknike e ligjore, duke përfshirë dilatimin e bojlerëve në vitin 2023. Rizvanolli ka thënë se këtë vit, KEK ka realizuar dhe modernizimin e…

Lajme

01/12/2025 10:32

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artan Rizvanolli ka shkruar në lidhje me instalimin e filtrave në Termocentralin “Kosova B”. Ajo ka thënë se kjo po bëhet pasi janë përmbushur të gjitha kushtet teknike e ligjore, duke përfshirë dilatimin e bojlerëve në vitin 2023.

Rizvanolli ka thënë se këtë vit, KEK ka realizuar dhe modernizimin e turbinës në njësinë B1.

“Me rreth 90 milionë euro financim nga BE, filtrat do të ulin emetimet e pluhurit deri në 35 herë dhe oksideve të azotit (NOx) deri në 4 herë, duke i sjellë në përputhje me standardet e BE-së dhe duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Falemnderit Bashkimit Evropian për mbështetjen afatgjatë në modernizimin e sektorit tonë të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe falemnderit punonjësve dhe menaxhmentit të KEK-ut për punën shumëvjeçare për ta çuar këtë projekt kompleks deri në fazën e implementimit”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo ka thënë se ky është një hap konkret drejt furnizimit më të pastër dhe më të sigurt me energji për familjet dhe bizneset tona, dhe drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për qytetarët e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj: