Vitia: Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike, deri tani qytetarët shpenzonin nga 1500 euro në sektorin privat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka njoftuar se ka nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokolleve referente. Sipas tij, këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për të gjithë qytetarët nga ana e shtetit, duke…

Lajme

02/10/2024 14:34

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka njoftuar se ka nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokolleve referente.

Sipas tij, këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për të gjithë qytetarët nga ana e shtetit, duke pasur parasysh se për të njëjtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat.

“Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro”, tha ai./Lajmi.net