Vitia nënshkruan udhëzimin e ri: Për herë të parë ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme

Ministri në detyrë i Ministrisë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar udhëzimin administrativ për kujdesin parësor shëndetësor, i cili për herë të parë rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve bazë shëndetësore. Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se ky ndryshim krijon bazën për mbështetje…

Lajme

07/05/2026 12:43

Ministri në detyrë i Ministrisë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar udhëzimin administrativ për kujdesin parësor shëndetësor, i cili për herë të parë rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve bazë shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët që janë në rrezik për vonesa në zhvillim.

Sipas tij, shërbimet do të ofrohen nga ekipe profesionale multidisiplinare, të përbëra nga psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.

“Po e afrojmë mbështetjen profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve”, ka shkruar Vitia.

Ai ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kujdesit parësor dhe mbështetjes së hershme për zhvillimin e fëmijëve në Kosovë. /Lajmi.net/