Vitia: Nënshkruam vendimin për mbulimin e shpenzimeve të protezave për të gjithë invalidët civilë të luftës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar një vendim të radhës. Vendimi i fundit ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve për proteza për të gjithë invalidët civilë të luftës, pas vendimit të mëparshëm për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ky hap ka për qëllim të ofrojë…

Lajme

03/12/2024 18:39

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar një vendim të radhës.

Vendimi i fundit ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve për proteza për të gjithë invalidët civilë të luftës, pas vendimit të mëparshëm për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky hap ka për qëllim të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për ata që janë dëmtuar nga konflikti, duke siguruar mundësi të barabarta për rehabilitim dhe ndihmë mjekësore.