Vitia falenderon deputetët që e votuan ligjin për sigurime shëndetësore: Ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkruar pasi në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Ligji për Sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ai ka thënë se kjo është një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë. “Ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe…

Lajme

23/04/2026 12:29

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkruar pasi në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Ligji për Sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Ai ka thënë se kjo është një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë.

“Ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët. I falënderoj deputetët për mbështetjen dhe kontributin në avancimin e këtij procesi të rëndësishëm për shëndetësinë publike”, ka shkruar Vitia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: